Një burrë u arrestua të premten në Pejë, pasi prej disa vitesh ngacmonte një grua dhe familjarët e saj.
Sipas raportit të Policisë, burri prezantohej si bashkëshort i saj.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti qe disa vite në vazhdimësi ngacmon viktimën femër kosovare dhe familjarët e saj (duke u prezantuar si bashkëshorti i saj). Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte”, njoftoi PK.