Kronikë

Nga pakujdesia shkrepi pushkën dhe qëlloi në kokë familjarin, arrestohet i dyshuari

U arrestua një person në Prishtinë pasi nga pakujdesi shkrepi pushkën ajrore dhe qëlloi në kokë një familjar të tij, të mërkurën.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.