Kronikë

Gjakovë, burri në gjendje të dehur sulmon gruan dhe fëmijët e tij

Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë për shkak se ka ushtruar “dhunë familjare”.

I njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan dhe dy fëmijët e tij, sipas Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.