Kronikë e zezë

Në Dubravë parandalohet futja e drogës përmes atleteve

 

Në Qendrën e Korrektuese Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të shtunën të parandalojnë futjen e substancës narkotike brenda kësaj qendre.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç`rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive, është gjetur substancë e dyshuar narkotike.