Kronikë

Policia në Pejë shqipton dy dënime me nga 500 euro për mosrespektim të vetizolimit

Policia në Pejë ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 500 euro për mosrespektimin e masës së vetë izolimit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në këtë qytet, zyrtarët policorë janë angazhuar në monitorimin e personave në vetizolim, pasi ka tendencë të rritjes së mosrespektimit të kësaj mase.

“Ka tendenca të rritjes të mos respektimit të masës së vet izolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetë izolim. Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë parandaluese. Sot me datë 15.09.2021, në zonën e Junikut janë shqiptuar dy (2) fletë gjoba nga pesëqind (500) euro, për mos respektimin e masës së vetë izolimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së