Kronikë e zezë

AUV-i i asistuar nga policia ka mbyllur 3 lokale në Malishevë për mosrespektim të masave anti-Covid

 

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në zbatim të masave në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Malishevë, së bashku me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar lokalet në qytetin e Malishevës dhe me këtë rast kanë mbyllur 3 lokale.

Njësitë policore sipas njoftimit së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë 3 lokale në këtë zonë, ku edhe janë mbyllur lokalet e sektorit të gastronomisë të cilave iu është ndaluar përkohësisht veprimtaria.