Kronikë

Katër të arrestuar në Mitrovicë për rrahje

Katër persona janë arrestuar për një rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të më hershme rreth një parkingu. Të njëjtit kishin sulmuar dy persona me mjete të forta, duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore dhe dëme materiale në veturë.

Njoftohet se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, të cilët pas marrjes së tretmanit janë liruar.

“Policia ka identifikuar katër personat e dyshuar J.H., 18 vjeçar, V.B., 23 vjeçar, B.A., 25 vjeçar dhe F.A.,20 vjeçar, te cilat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarve të parë ju ka caktuar masa ndalim policor, kurse i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është inicuar rasti për veprat penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Sulm’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’”, thuhet në njoftim.