Kronikë

Vdes gruaja që u aksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grua e cila e kishte marrë lëndime në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka vdekur në QKUK të hënën.

Sipas njoftimit, aksidenti kishte ndodhur më 19 gusht.

“Nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.