Kronikë

2065 gjoba për shkelje të masave antiCOVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 2065 gjoba për shkelje të masave antiCOVID.

Shifra është më e ulët se e të shtunës, ku u raportua për 2221 tiketa.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shqiptuar edhe 1463 tiketa trafiku. Ndërkohë janë shkaktuar 37 aksidente trafiku me dëme materiale, 19 me të lënduar dhe një me fatalitet.

Janë arrestuar 25 persona, nëntë janë dërguar në mbajtje e tre në vuajtje të dënimit.