Kronikë e zezë

Policia në Ferizaj ndal qytetarin për mosmbajtje të maskës, del se ai po kërkohej nga Gjykata

 

Policia në Ferizaj ka ndalur një qytetar për mosmbajtje të maskës, ndërsa gjatë verifikimit të tij është kuptuar se ai po kërkohej nga Gjykata Themelore për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Ai ishte dënuar me burgim prej gjashtë muajsh për veprën në fjalë.