Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar dy burra, me një furgon në fshatin Dajkoc, pasi ata kishin të ngarkuar 80 thasë speca, dhe nuk kishin dokumentacion për të.
Specat janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor, ndërsa personat janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Dajkoc-Koretin, 05.09.2021 – 19:35. Njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj, me një kombi në të cilin kishin të ngarkuar rreth tetëdhjetë thasë me speca, për të cilat nuk kishte dokumentacion përcjellës. Malli dhe automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në terminal doganor. Personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.