Kronikë

Vushtrriasi ushtron dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve, i gjendet arma me 21 fishekë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Vushtrri për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj.

Sipas njoftimit, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë.

“Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe tek njëjta nuk janë vërejt lëndime të dukshme. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.