Kronikë

Një muaj paraburgim personit që dyshohet se dhunoi një të mitur

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar një muaj paraburgim personit që dyshohet se dhunoi një të mitur në Gjakovë.

Dhunimi është raportuar se ka ndodhur më 30 gusht në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë.

“Më 30.08.2021, në orët e vona të mbrëmjes, në një shtëpi të pa banuar në Gjakovë, ka detyruar personin tjetër, të mitur për të kryer akt seksual. Me këto veprime i pandehuri K. N. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227, paragrafi 4, nenparagrafi 4.8 lidhur me paragrafin 1, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.