Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj, derisa ka shtuar se ajo është larguar nga shtëpia më 30 gusht dhe nuk është kthyer më.
Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj, derisa Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.