Ka vdekur 11-vjeçari nga Mitrovica, i cili ditë më parë ishte nxjerrë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Ai ka thënë se 11-vjeçari ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe po trajtohej.
“Po mund t’ju konfirmoj se 11-vjeçari sot ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë Prekazi.
11-vjeçari është nxjerrë nga liqeni akumulues në Mitrovicë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasditen e së martës që shkoi.