Kronikë e zezë

Ndalohet autobusi me 61 shtetas të huaj në Mitrovicë, arrestohet shoferi

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, gjatë realizimit të një pike kontrolli të veturave, është ndaluar një aubobus me targa vendore në të cilin gjendeshin 61 shtetas të huaj.

Sipas njoftimit, në mesin e tyre ishin edhe dy të mitur, ndërkohë që të gjithë ishin me origjinë nga Siria, Irani dhe Iraku.