Një person në Ferizaj është dënuar pasi ka shkelur rregullat në trafik.
Fillimisht fotografia Policisë i është dërguar nga qytetarët, të cilët kanë arritur ta identifikojnë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në qendër të Shtimes, mbi urë.
Njoftohet se Policia e ka ftuar qytetarin me inicialet RR.RR (M/K) 28-vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.