Kronikë e zezë

Vodhi afro 12,000 euro dhe sulmoi zyrtarët policorë, një muaj paraburgim ndaj prishtinasit

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F.H. për shkak të veprave penale Vjedhje e rëndë dhe veprës penale Sulm ndaj personit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.H. e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.