Kronikë e zezë

Gjykata nuk gjen prova se ferizajasi ka kërcënuar dy vëllezërit për një pronë

 

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.L.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Degës në Kaçanik – Burhan Berisha, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, kërkesën prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pabazuar, pasi me asnjë prove të vetme nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar se i njëjti më 02.08.2021 në Komunën e Kaçanikut, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit i kanos seriozisht me fjalë se do t’i privoj nga jeta të dëmtuarit E.L. dhe Q.L. në atë mënyrë që për shkak të problemeve pronësore me të dëmtuarit-vëllezërit e tij i kanos me fjalët: "Dilna prej shtëpisë që na kanë lënë prindërit se ndryshe do tu vras, do të bëhet keq e më keq", me ç'rast të dëmtuarve u ka shkaktuar shqetësim dhe frikë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.