Kronikë e zezë

Zjarri në Sllatinë, policia ndalon një person

 

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një person pas marrjes së informacioneve se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë është gjetur një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine.

Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar zjarrfikësit.