Kronikë

Arrestohet hajni që grabiti një shtëpi në Mitrovicë

hajn

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person gjatë ditës së sotme për veprën penale, ‘’Vjedhje e rëndë’’.

‘’Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën Ferat Dragaj në Mitrovicë, në një shtëpi private, ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari, siç njofton Policia, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop. Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore do t i kthehen pronarit.

‘’Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23 vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë’’.