Kronikë

Në një autobus te Dheu i Bardhë konfiskohen afro 65 mijë franga të padeklaruara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të shtunës në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka ndaluar një autobus me ngasës kosovar.

Siç ka bërë të ditur Policia gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur para në vlerë 64.670 franga zvicerane të cilat ishin të padeklaruara. Paratë janë konfirmuara nga Dogana e Kosovës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“PKK Dheu i Bardhë, 31.07.2021 – 22:50. Është ndaluar një autobus me ngasës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit së përbashkët me doganën i janë gjetur para në vlerë 64670 franga të cilat ishin të pa deklaruara. Paratë janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.