Kronikë

Një gruaje në Prishtinë i grabitet çanta e krahut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, viktimës femër kosovare, i kishte grabitur dy telefona dhe çantën nga krahu me dokumente personale në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.