Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një burrë rreth të 60-tave është gjetur i vdekur sot rreth orës 15 në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”, tha Borovci.

Sipas tij, aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.