Kronikë

Themelorja e Gjilanit dënon për korrupsion zyrtarin e Gjykatës

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar zyrtarin me 7 muaj burg dhe gjobë prej 500 eurosh, pasi ka kryer veprën penale marrje të ryshfetit.

B.RR., akuzohet se më 15 shkurt të 2019-s, në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e ndihmës referentit të ekzekutimeve, ka kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë prej 20 eurove, nga A.S., ku ky i fundit ka qenë i akuzuar për një lëndë penale të rrezikimit të trafikut publik.

“I akuzuari këto të holla i ka pranuar, në mënyrë që të bisedojë me gjyqtaren e çështjes për ta mbyllur rastin. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit në institucionet publike prej një viti.

Gjykata e ka liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.