Kronikë

71 aktakuza brenda 6 muajve për dhunën në familje në rajonin e Gjakovës

Descriptive Text

71 aktakuza ka ngritur Prokuroria e Gjakovës brenda 6 muajve të parë të këtij viti për dhunën në familje.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore Janar-Qershor 2021, ka ngritur 71 aktakuza, kundër 71 personave, për veprën penale dhuna në familje” thuhet në një njoftim të Prokurorisë.

Kjo prokurori ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.