Një 13-vjeçar me inicialet R. K. nga fshati Gërnac në Burrel të Shqipërisë dyshohet se është vrarë me një armë. Siç raporton TCH, viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, ku kanë gjetur një armë.
Më pas ata kanë dërguar bagëtitë në stan dhe dyshohet se kanë nisur të luajnë me armën e gjetur e cila ka qenë e mbushur. Dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.
Policia për këtë incident është njoftuar rreth orës 00:00 të natës, ndërsa ata kanë arritur në 6 të mëngjesit për shkak të largësisë. Policisë i është dashur më shumë se 4 orë në këmbë për të arritur në vendin e ngjarjes.