Kronikë e zezë

Ndalohet një 23 vjeçare, u prezantua rrejshëm si zyrtare e prokurorisë

Foto lustrim
 

Policia në Mitrovicë ka ndaluar një 23 vjeçare me inicialet O.R. e cila dyshohet se ishte paraqitur rrejshëm si zyrtare e prokurorisë.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se "stacioni policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, pas një pune hetimore, gjatë ditës së sotme në cilësi të së dyshuarës kanë intervistuar të dyshuarën O.R., 23 vjeçare, shtetase e Republikës Kosovës për veprën penale “Prezantim i rremë ”. Mbi dyshime të ngritura se është prezantuar në mënyrë të kundërligjshme apo të rremë, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, pasi që e dyshuara ditë më parë në kohën kur është ndalur nga Policia në Mitrovicë, gjatë kontrollit rutinor, ka tentuar t’i vë në lajthim zyrtarët policorë nën arsyetimin se është punonjëse - zyrtare e Prokurorisë” thuhet në njoftimin e policisë.