Kronikë

Arrestohen tre persona në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Ropicë të Vushtrrisë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestimi i K.M. (25), T.G. (37), Rr .G. (30), shtetas kosovarë, ka ndodhur me urdhër nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me katër fishekë, një shumë e parave, disa telefona mobilë dhe dëshmi të tjera të transaksioneve bankare.

Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.