30 ditë paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore në Gjilan të dyshuarit B. B. pasi ai dyshohet se vikendin e kaluar kishte rrahur dhe dhunuar një grua.
Sipas gjykatës B.B. dyshohet se ‘nga data 24.07.2021, rreth orës 22:00, në hyrje të fshatit Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, përkatësisht në Motel Kasabllanka, dhe me datë 25.07.2021 deri ora 06:00 në shtëpinë e të pandehurit në Gjilan, i pandehuri në vazhdimësi me anë të torturës apo trajtimit çnjerëzor ka detyruar dëmtuarën M. A. që të kryej akt seksual” thuhet në njoftimin e gjykatës.
Më tutje në këtë njoftim thuhet se ‘i dyshuari posa kishin hyrë në njërën nga dhomat e këtij moteli dhe në shtëpinë e tij, kishte filluar ta godas disa herë me rrip të pantallonave nëpër pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, e më pas e detyron që të kryej akt seksual, duke e kanosur në zbulimin e ndonjë fakti që do ta dëmtonte rëndë nderin e saj, ashtu që e detyron të dëmtuarën që të kryejnë akt seksual”.
Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, sipas gjykatës ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale, duke marr parasysh edhe dënimin për këtë vepër që parashihet nga prej 5 deri në 15 vite burgim.