Kronikë

Policia arreston dy persona që gjuajtën me armë në aheng familjar

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar dy persona të cilët kanë gjuajtur me armë gjatë ahengjeve familjare, në Ferizaj përkatësisht Han të Elezit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fishek.

‘’Personat e dyshuar me inicialet E.B, 40 vjeçar nga Ferizaj dhe L.B, 48 vjeçar nga Hani Elezit, pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’ ‘’, thuhet në njoftimin e Policisë.