Kronikë

Policia arreston pesë persona dhe sekuestron armë e municione në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar armë e municione në fshatin Peran të Podujevës.

Deri te ky arrestim erdhi pas Policia pranoi informatën se ka të shtëna në një aheng familjar.

‘’Mbrëmë rreth orës 22:00, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative se, në fshatin Peran të komunës së Podujevës, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri, policia ka organizuar punën e saj dhe ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e mjë arme mitraloz, tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe, 97 copë fishek të kalibrave të ndryshëm’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dhjetëra gëzhoja, ka shoqëruar për në stacionin policor pesë persona të dyshuar, për të cilët është iniciuar rasti për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” & “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.