Kronikë

Qytetari nga Prishtina njofton policinë se ka kultivuar bimë narkotike në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prishtinë ka njoftuar se në shtëpinë e tij ka kultivuar disa bimë narkotike.

Njësit përkatëse policore në vendi ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë bimë narkotike të llojit kanabis me gjatësi -5-90cm, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.