Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të Istogut.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën në orën 12:30, ku janë përfshirë dy vetura, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova i ka thënë KOHËS se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.