Kronikë e zezë

15 emigrantë hyjnë nga mali nëpër gjashtë taksi, zihen në Vërmicë nga policia

Foto: Ilustrim
 

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 06:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urën e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.

Aty kanë ardhur gjashtë vetura taksi, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hyrë në automjete disa emigrantë, ka njoftuar Policia e Kosovës.