Kronikë e zezë

4 vjet e gjysmë burgim për grabitësit që tentuan t’ia marrin çantën një personi në rrugë

Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve L. L. dhe K. Sh. nga Prishtina, për veprat penale “grabitje” dhe “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve”. Gjykata i ka shqiptuar dënim unik për secilin të akuzuarit, në kohëzgjatje prej 2 vite e 3 muaj burgim dhe 1.000 euro gjobë.

Të akuzuarit në vitin 2018 duke përdorur forcë dhe duke kanosur një burrë, kanë tentuar t’ia marrin çantën nga dora e cila kishte para.