Kronikë

Dy vjet burgim për të pandehurin që sulmoi fizikisht bashkëshorten

arrestim

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 2 vjet burgim A.D., i cili dyshohet se më 19 gusht të 2020-s, kishte rrahur bashkëshorten me mjet të rëndë. Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore në gojë dhe hundë, derisa nuk iu është ndaluar gjakderdhja.

I pandehuri e ka privuar bashkëshorten e tij të trajtohet tek ekipi mjekësor.

Pos dënimit me dy vjet burgim, i pandehuri u obligua “që ne emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 50 euro si dhe ne emër te programit të kompensimit të viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 30 euro.”