Është arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se kishte kërcënuar një person tjetër në Facebook. Arrestimi i tij ka ndodhur të enjten në orën 08:00.
Policia rastin e ka cilësuar si kanosje, derisa i arrestuari është dërguar në mbajtje.
Një rast i kanosjes ka ndodhur edhe në Zubin Potok, ku një person i ka rrezikuar fëmijët në rrugë me veturë.