Policia e Kosovës ka gjobitur vozitësin e një automjeti në Gjilan i cili kishte bllokuar qarkullimin e mjeteve emergjente të zjarrfikësve.
Në njoftimin e policisë thuhet se “pas ndihmës dhe informatave të ofruar nga qytetarët në Gjilan, identifikohet vozitësi i cili ka parkuar veturën në vend të ndaluar për parking ku ka pengu qarkullimin e mjeteve emergjente të zjarrfikësve. Pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i “automjetit" i njëjti ishte i parkuar në vende të ndaluar për parkim. Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij vozitësi” është thënë në njoftimin e policisë.
Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo cilit do institucion tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik pasi që zero tolerancë do të ketë ndaj secilit pa dallim.