Një 64-vjeçar është gjetur i vdekur të hënën në një motel në Prizren.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se me të marrë informacionin, hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Në orën 12:17 të hënën, Policia ka pranuar një informacion nga një ekip i emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori është njoftuar dhe me urdhër të tij trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia.