Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Aksident
Foto: KOHA
 

Një vozitës i motoçikletës ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Aksidenti ka ndodhur në orën 11:40 dhe në të është përfshirë një transportues.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin policor.