Kronikë

Bie nga objekti një person në vendin e punës në Fushë-Kosovë

Vendi i punës

Një person është rrezuar nga një objekt në vend të punës në Fushë-Kosovë duke pësuar lëndime trupore. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të enjten në orën 10:40 dhe i njëjti ka marrë trajtimin mjekësor në QKUK.

Pronari i firmës është arrestuar, duke iu caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Rasti është cilësuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.