Kronikë e zezë

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Policia
 

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar të enjten suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

Hetuesit e IPK-së janë duke hetuar një rast ku të dyshuar janë tre zyrtarë policorë (një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor) me dyshimin se ata kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.