Një person është therë me thikë në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “2 Korriku”.
Sipas saj, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "2 korriku" në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.