Kronikë

Përmes dronit konfiskohen 12 patentë shofer në Gjakovë

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka konfiskuar 12 patentë shoferë gjatë një aksioni përmes dronëve dhe duke vëzhguar hapësirën ajrore.

Këta patentë shofer janë konfiskuar për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve.

Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

Sipas këtij njoftimi plani operativ me dron është implementuar në rrugën Rahovec-Suharekë – fshatin Opterushë, Ponoshec, Bec.