Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Pejë

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur i vdekur në Pejë të dielën në orën 06:30. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet relevante ku kanë bërë konstatimin e vdekjes derisa rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.