Kronikë

Lëndohen tre persona në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Tre persona kanë pësuar lëndime në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, aksi Vragoli-Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur në orën 18:40, ku të përfshira kanë qenë tri vetura.

Policia i ka thënë KOHËS se njësitet policore të trafikut po merren me ekzaminimet në vend të ngjarjes.

“Policia, po vazhdon aktivitetet e shtuara në trafik, kërkohet respektim i rregullave të trafikut. Për shkelësit dhe ata që po rrezikojnë sigurinë në trafik po zbatohet zero tolerancë, numri i gjobave këto ditë është më i lartë se çdo herë”, thuhet në njoftim.