Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Shtërpcë, tentoi të dhunonte një vajzë

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur pasi ka tentuar të dhunojë një vajzë po ashtu të mitur. Rasti ka ndodhur në Shtërpcë të enjten rreth orës 21:30.

Policia njofton se vajza ka pranuar trajtimin mjekësor ndërsa i mituri është dërguar në mbajtje.