Një person në Prishtinë ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, duke u shkaktuar lëndime fizike.
Policët kanë marrë tretman mjekësor.
I dyshuari, siç ka njoftuar Policia, është arrestuar dhe atij i është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.
“Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Një rast tjetër dhune ndaj policëve ndodhi në Mitrovicë. U arrestua një person pasi sulmoi një polic në kryerje të detyrës. Polici u desh të merrte ndihmë mjekësore.