Është arrestuar një burrë i cili ka rrahur gruan e tij, në Gjilan.
Policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe aty ka gjetur një pistoletë dhe fishekë.
“Zyrtarë policorë me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se viktima e rastit bashkëshortja e të dyshuarit A.V. gjersa ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Shillovë është sulmuar, rrahur dhe kanosur me armë nga bashkëshorti i saj. Viktima është dërguar në qendrën emergjente për tretman mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore sipas mjekut është stabile”, ka njoftuar PK-ja.
Më pas, në garazhin e tij janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 19 copë fishekë të kalibrit 9mm, 3 fishekë te kalibrit 7.65 mm, një pistoletë te markës "CRVENA ZASTAVA " ngjyrë e zezë M70 , e kalibrit 7.65mm, prodhim jugosllav dhe një karikator të zbrazët të pistoletës 7.65 mm.
I arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.